Britania bllokon llogaritë bankare të televizionit "Rusia Today"
Londër, 18 tetor - Britania ka bllokuar llogaritë bankare të rrjetit mediatik shtetëror rus RT, sipas një njoftimi të kryeredaktores Margarita Simonyan, sot nëpërmjet Twitter-it.
Në mesazhin e saj nuk jepen arsyet, por theksohet se të gjitha llogaritë e rrjetit RT ishin bllokuar pa mundësi apelimi të këtij vendimi.
Agjensia Reuters, duke iu referuar një letre të bankës britanike NatWest, botuar në faqen e internetit të RT-së, citon banën të ketë thënë se e ka marrë këtë vendim pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe se ai është përfundimtar.
Pritet që kjo të vështirësojë aktivitetin e stacionit RT, që shpesh fton në emisionet e tij bashkëbisedues që kritikojnë perëndimin duke mbrojtur pikëpamjet e Kremlinit.
Marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Londrës janë acaruar për shka të Sirisë dhe Ukrainës. Agjencia britanike që mbykqyr transmetimet televizive Ofcom në të kaaluarën e ka kritikuar RT-në, për transmetime të njëanshme dhe dizinformuese rreth zhvillikeve në Siri dhe Ukrainë, dudke u shprehur se ato binin ndesh me kodin e gazetarisë në Britani.