Britani, ritja ekonomike do të jetë më e ulët
Londër, 28 nëntor - Ministri britanik i Financave, George Osborne pranoi të dielën se rritja ekonomike do të jetë më e ulët nga sa ishte parashikuar në vitin 2011, por njoftoi për krijimin e një fondi garancie me një maksimum prej 40 miliardë stërlina për t\'u mundësuar ndërmarrjeve të marrin kredi me përqindje preferenciale.
\"Situata ekonomike e shumë vendeve në këtë moment është shumë e vështirë. Kjo, sigurisht ka sjellë pasoja në Britaninë e Madhe dhe në perspektivat e rritjes ekonomike\'\', deklaroi dje Osborne për stacionin televiziv BBC.
\"Institucionet ndërkombëtare, parashikuesit e sektorit privat thonë të njëjtën gjë, që rritja ekonomike në Britani është ngadalësuar\'\', shtoi ai.
Kjo ekziston gjithashtu edhe në ekonomitë amerikane, gjermane, franceze dhe në shumë vende të tjera të zhvilluara\'\', nënvizoi Osborne.