BRICS te vendosur për krijimin e rezervave të përbashkëta valutore
Moskë, 3 shtator - Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se vendet anëtare të grupit BRICS, gjatë takimit të liderëve të grupit G 20, di të vendosin për krijimin e rezervave të përbashkëta valutore.
Sergej Lavrov tha se liderët e fuqive të reja ekonomike që kanë krijuar grupin BRICS, synojnë gjithashtu krijimin e bankës së zhvillimit të grupit BRICS.
Ministri i jashtëm rus tha se qëllimi i krijimit të kësaj banke dhe i rezervave valutore të përbashkëta, është mbrojtja përballë luhatjeve negative në tregun e valutës dhe ndikimeve negative të tyre ne ekonomitë e vendeve të BRICS.