16 Nëntor 2024

BRICS ka gati krijimin e bankës rivale të FMN-së

Ufa, 9 korrik - Përfaqësues të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, ose siç quhet ndryshe grupi BRICS, janë mbledhur sot në qytetin Ufa të Rusisë për takimin e tyre të përvitshëm, nën masa të rrepta sigurie.

Grupi pritet të krijojë këtë muaj një institucion financiar me fonde prej 100 miliardë dollarësh, që shihet si alternativë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Banka e Re e Zhvillimit pritet të fillojë financimin e projekteve të infrastrukturës në pesë vendet anëtare vitin e ardhshëm. Përfaqësuesit përmbyllën planet dhe kontributet e tyre në një takim paraprak të martën.

Tiparet e përbashkëta të vendeve në BRICS janë fakti që janë industrializuar relativisht së fundmi, kanë ekonomi që po rriten me shpejtësi dhe ndikim të konsiderueshëm në arenën ndërkombëtare.

Në takim marrin pjesë presidentët Vladimir Putin i Rusisë, Xi Jinping i Kinës, Dilma Ruseff e Brazilit, Jakob Zuma i Afrikës së Jugut dhe kryeministri indian Narendra Modi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)