08 Nëntor 2024

Brexit shkakton largimin e 50 mijë punëtorëve europianë nga Britania

Londër, 28 mars - 50 mijë punëtorë europianë nga vendet anëtare të BE-së u larguan nga Britania në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

\"Punëkërkuesit nuk kanë aq interes sa në të kaluarën për punësimin në Britani, pas vendësit votuan pro shkëputjes nga Bashkimi Europian\", tha këshilltari i politikave publike Gerxyn Davies.

Sipas tij, ndërmarrjet duhet të japin pagë më të mirë për të tërhequr punonjësit, por jo të gjitha prej tyre janë në gjendje të përballojnë kostot e shtuara.

Ai shtoi se kjo mund të ndikojë në ekonominë vendore.

\"Kjo do të ndikojë jo vetëm tregun e punës, por edhe ekonominë e përgjithshme sepse pa ngritjen e numrit të punëtorëve europianë, do të ulen njëkohësisht edhe të ardhurat tatimore për financat qeveritare dhe shpenzimet në shërbimet publike\", tha z. Davies. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)