Brexit mund t'u kushtojë 15 miliardë euro bankave britanike
Londër, 4 korrik - Një i ashtuquajtur "largim i ashpër" i Britanisë nga Bashkimi Europian do t'u kushtonte bankave britanike 15 miliardë euro për zhvendosjen e disa prej operacioneve të tyre në BE, paralajmëroi të hënën Shoqata për Tregjet Financiare në Europë.
Në raportin e ri të kësaj Shoqate thuhet gjithashtu që kjo kosto shtesë mund t\'u kalojë konsumatorëve europianë.
Britania shpreson që në bisedimet e tanishme me BE-në për "Brexit"-in, të garantojë hyrjen maksimale në tregun europian, duke qëndruar ndërkohë jashtë tregut të vetëm.
Bankat britanike gjenden nën presion për ta kaluar një pjesë të madhe të aktiviteteve të tyre në BE, për të vazhduar atyre shërbimet e tyre për klientët.
Bankat e investimeve e kanë përdorur Londrën si një platformë për klientët e tyre në Europë.