Brexit dëmton ekonominë globale
Ndjesia e frikës nga një distancim i mundshëm i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian komplikon situatën e ekonomisë globale, bëhet e ditur, dy muaj e gjysmë nga organizimi i referendumit që pritet të jetë vendimtar për të ardhmen evropiane të Britanisë së Madhe.
Fuqitë e mëdha të vendeve të industrializuara dhe ato në zhvillim u ndalën veçanërisht në rreziqet e parashtuara nga konfliktet gjeopolitike, terrorizmi dhe kriza e migrantëve në një periudhë kur rimëkëmbja ekonomike ndodhet nën ndikimin e tranzicionit ekonomik kinez.