Brenda 1 viti tetë komuna harxhojn 110 mijë euro për dreka
Prishtinë, 30 gusht - Brenda vitit udhëheqësit e tetë komunave të Kosovës vetëm për dreka e darka zyrtare kanë shpenzuar rreth 110 mijë euro, para të taksapaguesve kosovarë.
Në tri nga këto komuna mungojnë raportet e drekave dhe të darkave zyrtare, pasi që ato nuk kanë qenë të gatshme të afrojnë të dhëna.
Sipas GAP Komuna e Prizrenit me 180 mijë banorë dhe me buxhetin prej 32 milionë e 949 mijë e 270 euro, gjatë 2011-s ka shpenzuar për dreka e darka plot 32.580 euro.
Dreka më e shtrenjtë e regjistruar në këtë komunë është ajo me përshkrimin dreka zyrtare për arsimin, që ka kushtuar 17 mijë 300 euro, në Prevallë, shkruan Koha Ditore.