19 Nëntor 2024

"Bregu i Diellit" proteston kundër reduktimeve të ashpra të ujit

Prishtinë, 19 tetor - Banorët e lagjes “Bregu i Diellit”  sot nga ora 12:00 para filialit të Ujësjellësit në rrugën “Gazmend Zajmi”, ish rruga e Dubrovnik-ut organizojnë protestë për shkak të reduktimeve të ashpra të ujit.

Banorët e rrugës “frim Zhitija” në Bregun e Diellit si organizatorë të kësaj proteste kanë thënë së "Ne banorët e “Bregut të Diellit”, kërkojmë që të ndërpriten reduktimet e shumëfishta të ujit në lagjen tonë."

Ata kërkojnë orar fiks të reduktimit si dhe në raste të jashtëzakonshme të reduktimeve, Ujësjellësi të i informoj së paku dy ditë më herët përmes njoftimeve në media, në hyrjet e ndërtesave si dhe në web faqen e tyre.

Arsyetimi i Ujësjellësit se ka keqpërdorime të ujit dhe si pasojë ka edhe reduktime është i paqëndrueshëm. Eliminimi i keqpërdorimeve (humbjeve) është përgjegjësi e Ujësjellësit, jo e konsumatorëve.

"Ne kemi pasur mirëkuptim për mungesë të planifikuar të ujit tash e 13 vjet, njëkohësisht edhe kur ka pasur prishje/punime. Por punimet e Ujësjellësit duhet të kenë afate realizimi e jo të jenë një nga arsyetimet e përhershme."

"Në rast se nuk respektohen  kërkesat tona të cilat janë elementare, ne do të heqim dorë nga pagesat e faturave edhe ashtu të fryra dhe paushalle të ujit" thuhet në thirrjen e këtyre qytetarve.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)