Brazili bëhet ekonomia e gjashtë më e madhe e botës
Rio de Zhenerio, 27 dhjetor - Brazili është renditur para Britanisë së Madhe për tu bërë në vitin 2011 fuqia e gjashtë ekonomike botërore, njoftoi sot instituti i kërkimit CEBR, me qendër në Londër.
Sipas klasifikimit të saj të fundit, Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi e vendos Britaninë e Madhe në vendin e shtatë të ekonomive botërore pas SHBA-së, që renditet e para, Kinës (e dyta), Japonisë (e treta), Gjermanisë (e katërta), Francës (e pesta) dhe Brazilit (i gjashti).
Në një intervistë për radion BBC, drejtori i këtij kabineti, Douglas McWilliams nënvizoi se ky klasifikim tregon peshën në rritje të Azisë në ekonominë botërore.
Brazili, me rreth 200 milionë banorë, ka njohur një rritje prej 7,5 për qind në vitin 2010, por qeveria ka rishikuar në rritje parashikimet e saj me 3,5 për qind për këtë vit pas një ngadalësimi të fortë të aktivitetit gjatë tremujorit të tretë.