Braktisja e eurozonës nga ana e Greqisë nuk duhet të shihet si tabu

Berlin, 29 dhjetor - Braktisja e eurozonës nga ana e Greqisë nuk duhet të shihet si tabu, deklaroi të martën kryeekonomisti i ''Deutsche Bank'', Thomas Maer.
Në një deklaratë për gazetën greke "Ethnos", ai paralajmëron se pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Greqi ka rrezik që të vijë në pushtet një qeveri që nuk do të dëshironte ose nuk do të mund t'i realizonte programet e lidhura me masat antikrizë dhe më vonë t'i ndërprisnin ndihmat, ndërkohë që qytetarët grekë të fillonin të përdornin valutën e tyre.
Kjo valutë sipas tij, ''mund të quhet dhrahmi ose të ketë një emër tjetër''.