03 Maj 2024

Braktisja e euros nga Franca shkakton tërmet ekonomik

Paris, 15 dhjetor - Braktisja e euros nga Franca do të shkaktonte një tërmet ekonomik dhe social në vend duke ulur nga gjashtë në 19 për qind Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në 10 vjet, sipas një studimi të realizua nga instituti ''Montaigne'' për të përditshmen ekonomike ''Les Echos''.

''Një rikthim i frangës do të sillte pasoja shkatërruese për familjet dhe bizneset, në kuadër të rritjes ekonomike, punësimit dhe fuqisë blerëse'', shkruan e përditshmja.

"Bëhet fjalë për një rënia nga gjashtë për qind në 19 për qind të pasursë kombëtare në një hark kohor prej 10 vjetësh'', theksoi Instituti, ku statistikat tregojnë se pjesa e ulët korrespondon me më optimistët dhe ajo më e larta me më shumë pesimistët.

"Vetë zona euro nuk do t'i rezistonte tërheqjes së Francës, që do të kishte pasojë akoma më shumë shkatërruese'', shton e përditshmja.

Dalja nga euro do të shoqërohej me një zhvlerësim me 20 për qind të monedhës së re, që do të ishte një avantazh në kuadër të kompetitivitetit për prodhimet franceze në raport me prodhimet e importuara, si dhe për eksportet, por blerjet e prodhimeve të importuara do të humbnin fuqinë blerëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)