16 Nëntor 2024

Brajshori dhe Ahmeti propozohen për BQK

Prishtinë, 15 maj - Pasi miratoi rregullat për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve joekzekutivë në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të cilat i paraqiti kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, Kuvendi procedoi me për zgjedhjen e dy anëtarëve të këtij Bordi.

Në raundin e parë të votimit, nga tetë të propozuarit: Mejdi Bektashi, Mimoza Mustafa, Bexhet Brajshori, Shyqyri Bytyçi, Silif Zufi, Nuhi Ahmeti, Agim Vishi dhe Xhemajl Gashi, votat e mjaftueshme për anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së, i mori Nuhi Ahmeti. Sipas numrit të votave, në raundin e dytë shkuan kandidatët Mejdi Bektashi dhe Behxhet Brajshori. Në këtë raund, më shumë vota mori kandidati Behxhet Brajshori. Konform ligjit, kandidatët e zgjedhur, Nuhi Ahmeti dhe Behxhet Brajshori, iu dërguan presidentes së vendit për emërim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)