18 Maj 2024

BQK u vonua për bankat serbe

Prishtinë, 28 korrik - Ekspertët e ekonomisë dhe të sistemit bankar në vend, kanë vlerësuar vendimin e BQK-së per ekzaminimin e aktiviteteve financiare të bankave serbe, e që janë të palicencuara nga ana e BQK-së, por sipas tyre ky vendim është dashur që të merret me herët duke e marrë parasysh se në këto banak ka mundur që të zhvillohen veprimtari ilegale.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, ka vlerësuar vendimin e BQK-së, por ka thënë se ky vendim është dashur që të merret shumë më herët pasi që deri tani, këto banak kanë punuar në mënyrë ilegale dhe nuk i janë përgjigjur institucionit që mbikëqyr sistemin bankar në vend.

“Nuk duhet që të lejohen që asnjë institucion bankar, të shkel ligjin, pa marrë parasysh se nga vjen ai, Kosova ka ligjet e saj dhe në asnjë mënyrë nuk duhet që njerëz të caktuar të përfitojnë në mënyrë ilegale”, ka thënë ai për gazetën Epoka e re.

Profesor Limani, ka ftuar institucionet e Kosovës që edhe në pjesën veriore të Kosovës, të veprohet njejt.

Edhe për hulumtuesen e institutit GAP, Rudina Heroi, bankat ilegale serbe padyshim që u kanë shkaktuar shumë humbje bankave të licencuara, sidomos nëpër degët ku ato veprojnë si në Graçanicë, Ranillugë, Mitrovicë, etj.

“Këto banka kanë ndikuar në numrin e klientëve, kredive dhe shërbimeve tjera, vendimi i BQK-së, është i vonuar, sepse kjo situatë ka zgjatur më vitet tëra dhe jo vetëm bankat kanë pësuar por edhe vet shteti i Kosovës më taksa dhe pagesa për licencë dhe kontroll mbi mundësitë”, ka thënë ai.

Edhe Heroi ka vlerësuar se në këto banak , ka pasur shumë mundësi që të ketë shpëlarje të parasë.


Ndryshe Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka autorizuar stafin e BQK-së që të ekzaminojë aktivitetet financiare të palicencuara nga ana e BQK-së. Në këtë kontekst, ekipi i ekzaminerëve të BQK-së, i asistuar nga ana e Policisë së Kosovës ka vizituar sot në mëngjes dy lokacione nën dyshimin se aty zhvillohet aktivitet financiar i palicencuar nga ana e BQK-së. BQK ka njoftuar se me rastin e ekzaminimit të lokacionit në territorin e komunës së Graçanicës, ekzaminerët kanë vërtetuar se institucioni financiar me emrin “Dunav banka A.D.Zvečan” po zhvillonte aktivitet financiar të palicencuar. “Me rastin e ekzaminimit të lokacionit në territorin e komunës së Shtërpcës, ekzaminerët kanë vërtetuar se institucioni financiar me emrin “Dunav banka A.D.Zvečan” po zhvillonte aktivitet financiar të palicencuar.

Procesi i ekzaminimit në të dyja lokacionet është përfunduar pa ndonjë ekces. Në të dyja lokacionet janë sekuestruar një sasi materiali dhe pajisjesh me të cilat zhvillohej aktiviteti i palicencuar dhe i njëjti është vënë nën ruajtje të BQK-së dhe do të përdoret për procedim përkatës ligjor”, ka njoftuar BQK-ja për mes një komunikate.

Sipas legjislacionit në fuqi, asnjë person në territorin e Republikës së Kosovës nuk mund të merret me veprimtari bankare apo financiare pa licencë të lëshuar nga BQK-ja e cila ka përgjegjësi ekskluzive ligjore për rregullimin, licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha institucioneve financiare në Republikën e Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)