BQK shpërndan mirënjohje për punëtorët të dalluar
Prishtinë, 19 dhjetor - Në Konferencën e organizuar me rastin e publikimit të numrit të dytë të Raportit të Stabilitetit Financiar të BQK-së, sot është bërë edhe shpërndarja e Mirënjohjes për të arritura të posaçme të punëtorëve të BQK-së.
Mirënjohje e posaçme për njohje ndërkombëtare të punës kërkimore dhe shkencore u është ndarë:
1. Sokol Havolli me punimin e tij The Determinants of Emigrant Earnings and Remittances: Evidence from Kosova ishte fitues i çmimit prestigjioz Olga Radzyner, i cili për çdo vit ndahet nga Banka Nacionale e Austrisë për punimet më të mira shkencore në fushën e ekonomisë dhe financave për ekonomistët e rinj nga Evropa Juglindore.
2. Bejtush Kiçmari - me punimin e tij Determinants of Foreign Direct Investment in South East European Countries (SEEC) ishte fitues i çmimit prestigjioz Olga Radzyner, i cili për çdo vit ndahet nga Banka Nacionale e Austrisë për punimet më të mira shkencore në fushën e ekonomisë dhe financave për ekonomistët e rinj nga Evropa Juglindore.
Mirënjohje e posaçme për njohje ndërkombëtare të kompetencës profesionale u është ndarë:
1. Mentor Geci për përfshirje të tij në Listën e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për statistika monetare e financiare dhe
2. Bedri Zymeri për përfshirje të tij në Listën e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për statistika të bilancit të pagesave.
Mirënjohje e posaçme për përfaqësim ekzemplar të BQK-së në seminare ndërkombëtare u është ndarë:
1. Astrit Panxha për përfaqësim ekzemplar të BQK-së në kursin tremujor Aplied Economic Policy organizuar nga Instituti i FMN-së në Vienë (IMF Joint Vienna Institute); dhe
2. Albulena Xhelili për përfaqësim ekzemplar të BQK-së në kursin tremujor Aplied Economic Policy organizuar nga Instituti i FMN-së në Vienë (IMF Joint Vienna Institute).
Me këtë rast, Guvernatori Gërguri ka theksuar se investimi në shkathtësitë dhe njohuritë e punëtorëve nuk ka alternativë, sepse pas çdo institucioni qoftë privat apo publik qëndrojnë njerëzit.\"
\"Unë jam krenar që jam Guvernator i një institucioni që po zhvillon kulturën e përkushtimit institucional, një institucioni ku njerëzit e tij po shkëlqejnë edhe në arenën e konkurrencës ndërkombëtare ka përfunduar Guvernatori Gërguri.