BQK shënon Javën Ndërkombëtare të Parasë
Prishtinë, 14 mars - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon Javën Ndërkombëtare të Parasë, aktivitet tashmë i emërtuar si Java Ndërkombetare e Parasë që shënohet në tërë botën.
Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj jave është fuqizimi i gjeneratave të reja, që të jenë konfident, të përgjegjshëm dhe qytetarë me njohuri ekonomike.
Çdo vit, gjatë javës së dytë të muajit mars organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim të angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve për të mësuar se si funksionon paraja, duke përfshirë këtu kursimet, menaxhimin e parasë, punësimin, të qenit ndërmarrës, bankat etj.
Me mbështetjen e duhur në edukimin e gjeneratave të reja do të mundësojmë ngritjen e njohurive financiare me qëllim të krijimit të një jetese më të mirë për ta.