18 Nëntor 2024

BQK: Rritja ekonomike ishte rreth 3.1 përqind

Prishtinë, 26 qershor - Banka Qendrore e Republiës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se norma e rritjes ekonomike për vitin 2013, vlerësohet të ketë qenë rreth 3.1 përqind që është për 0.6 pikë përqindje më e lartë se sa norma e rritjes ekonomike të shënuar në vitin paraprak.

"Në këtë kontekst, vlen të theksohet rritja e eksporteve dhe rënia e importeve e cila ka bërë që të përmirësohet deficiti tregtar. Gjatë vitit 2013, aktiviteti ekonomik në Kosovë është përkrahur edhe nga komponentat si remitencat dhe investimeve të huaja direkte, të cilat kanë pasur performancë të mirë si rezultat i rritjes ekonomike në vendet e zhvilluara", thuhet në raportin e BQK-së.

Aktiviteti i sektorit privat është përkrahur edhe nga kreditë e sistemit bankar të cilat vazhduan normën pozitive të rritjes.

"Shpenzimet e qeveritare po ashtu shënuan rritje, por me normë më të ulët se sa në vitin paraprak, kryesisht për shkak të normës më të ulët të ekzekutimit të buxhetit.", thuhet në raportin e BQK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)