BQK: Rritja ekonomike 3.5 përqind
Prishtinë, 3 shtator - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se për vitin 2015,projeksionet e BQK së sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me përshpejtim të rritjes ekonomike, duke shënuar një normë reale të rritjes së PBB - së prej 3.5 përqind, e cila pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme.
"Konsumi, si komponenta kryesore e kërkesës së brendshme, pritet që edhe gjatë vitit 2015 të ketë kontributin kryesor në rritjen ekonomike, por me një shkallë më të vogël krahasuar me vitin paraprak", është thënë në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë së BQK-së.