15 Maj 2024

BQK publikon statistikat e investimeve dhe borxhin e jashtëm

Prishtinë, 4 maj - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, filloi publikimin e statistikave për Pozicionin e Investimeve Ndërkombëtare (PIN) dhe Borxhin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, duke bërë kështu edhe një hap të madh  në zhvillimin e sistemit të statistikave në vendin tonë.

Informacionet e plota për statistikat e Republikës së Kosovës që janë përgjegjësi e BQK-së si dhe praktikat e shpërndarjes janë të publikuara në faqen e internetit të BQK-së.

Këto informata njëherësh janë të prezantuara edhe në bazën e të dhënave të FMN-së, të njohur si Statistika Financiare Ndërkombëtare (anglisht: International Financial Statistics – IFS) në vegëzen elektronike vijuese  http://www.imfbookstore.org/ProdDetails.asp?ID=IFEOL.

Duke përgëzuar stafin e BQK-së për progres të shkëlqyeshëm në fushën e publikimit për herë të parë të pozicionit të investimeve ndërkombëtare të Kosovës, Guvernatori Gërguri ka nënvizuar se  “zgjerimi i pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës me më shumë statistika nga sektorë të ndryshëm në IFS e rrit cilësinë e grumbullimit, përpunimit dhe të shpërndarjes së statistikave për sektorë të caktuar, ndërsa saktësia dhe besueshmëria e tyre kontribuon në avancimin e imazhit të shtetit tonë në fushën e investimeve të huaja direkte dhe në fusha të tjera që janë të domosdoshme për të kontribuar në zvogëlimin e defiçitit në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave të Kosovës”

Dërgimi për publikim në IFS të FMN-së dhe në bazën e të dhënave të Bankës Botërore, në fund të tremujorit të parë 2012, përfshin statistikat si në vijim:
-    Bilanci i Pagesave (në frekuencë tremujore);
-    Borxhi i Jashtëm (në frekuencë tremujore);
-    Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare (në frekuencë vjetore);
-    Raporti i Koordinuar për Investimet e Huaja (anglisht: Coordinated Direct Investment Survey – CDIS);
-    Raporti i Koordinuar për Investimet Portfolio (angl. Coordinated Portfolio Investment Survey – CPIS).

Baza Tremujore e të Dhënave mbi Borxhin e Jashtëm e zhvilluar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2004, bashkon në një vend qendror të dhënat të detajuara të borxhit të jashtëm të publikuara individualisht nga vendet të ndryshme, sidomos ato që i përkasin Sistemit të Shpërndarjes së të Dhënave të Posaçme të FMN-së.

Republika e Kosovës, ka filluar pjesëmarrjen në Sistemin e Shpërndarjes së të Dhënave  të Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 01 prill 2011, ndërsa të dhënat për borxhin e jashtëm i dërgon Bankës Botërore në bazë vullnetare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)