BQK nënshkrun marrëveshje me Bankën e Maqedonisë
Shkup, 21 shkurt - Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në veçanti me institucionet simotra, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Guvernatori Gani Gërguri ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bankën Nacionale të Republikës së Maqedonisë të përfaqësuar nga Guvernatori Dimitar Bogov.
Duke vlerësuar lartë nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, Guvernatorët Gërguri dhe Bogov theksuan se kjo Marrëveshje reflekton bashkëpunimin e deritashëm shumë efikas si dhe trason rrugën për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Përndryshe, Marrëveshja e nënshkruar parasheh thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin profesional të punonjësve të të dyja institucioneve me fokus të veçantë në fushën e analizave dhe modelimit makroekonomik, integrimit evropian, planifikimit strategjik, stabilitetit financiar, sistemit të pagesave dhe edukimin financiar.