21 Dhjetor 2024

BQK nënshkruan memorandum me NjIF për parandalimin e pastrimit të parave

Prishtinë, 14 korrik - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me datë 14 Korrik 2023 ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Njësinë për Inteligjencë Financiare (NjIF).

Ky memorandum është nënshkruar në frymën e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë dhe ka për qëllim të lehtësoj shkëmbimin e informacionit dhe ngritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse të pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

BQK dhe NJIF-K mbeten partnere të fuqishme në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

BQK gjithashtu falënderon Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme përmes projektit PECK në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)