16 Janar 2025

BQK nënshkruan marrëveshje me Doganën në fushën e statistikave

Prishtinë, 7 dhjetor - Guvernatori Gani Gërguri dhe Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së  Kosovës, Naim Huruglica, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e statistikave të importit dhe eksportit të mallrave sipas të cilës Dogana e Kosovës do të furnizoj BQK në baza të rregullta me të dhënat e domosdoshme për përpilimin e bilancit të pagesave për Republikën e Kosovës.

Me këtë rast të dyja palët nënshkruese kanë nënvizuar rëndësinë e ngritjes së mëtejme të cilësisë së statistikave të sektorit të jashtëm në funksion të zhvillimit të një sistemi statistikor gjithëpërfshirës dhe të qendrueshëm si faktor me rëndësi në realizimin e analizave dhe hartimin e politikave makroekonomike për ekonominë e vendit tonë.

Bazuar në Ligjin mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e specifikuar edhe në Rregulloren mbi Statistikat e Bilancit të Pagesave dhe të Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare, BQK është prodhuese zyrtare e statistikave të bilancit të pagesave, në kuadër të të cilave hyjnë edhe statistikat e bilancit tregtar.

Për më shumë, përpilimi i statistikave të sektorit të jashtëm ku bëjnë pjesë statistikat e bilancit të pagesave, të pozicionit të investimeve ndërkombëtare si dhe statistikat e borxhit të jashtëm të Kosovës, nënkupton grumbullimin dhe përpilimin e statistikave nga burime të ndryshme përfshirë agjencitë qeveritare, sektorin financiar, kompanitë jofinanciare, organizatat ndërkombëtare në Kosovë, etj.

Këto statistika u shpërndahen në baza të rregulta edhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Eurostat, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)