BQK: Në korrik kosovarët i kanë palosur në banka 64 milionë euro
Prishtinë, 13 tetor - Me gjithë papunësinë dhe varfërinë që ka Kosova, qytetarët i kanë deponuar në bankat komerciale në vend hiç më pak se 2 miliardë euro.
Të dhënat e BQKsë tregojnë se vetëm në muajin korrik të këtij viti, kosovarët i kanë palosur në banka 64 milionë euro.
Njohës të ekonomisë vlerësojnë se kosovarët e kanë kuptuar se më mirë është ti deponojnë paratë se ti mbajnë nën jastëk.
Qytetarët e Kosovës nuk duket të jenë shumë të varfër ashtu siç thuhet. Së paku, të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se një pjesë e shoqërisë disponon miliona euro të palosura në banka, shkruan Express në numrin e saj të sotëm.
Me gjithë papunësinë prej mbi 40 për qind, në tetë bankat komerciale sa operojnë në Kosovë, depozitat e qytetarëve dhe bizneseve janë hiq më pak se 2 miliardë euro.
Prej tyre, pjesa më e madhe, prej 1.4 miliard eurosh janë para të ekonomive familjare të afatizuara maksimumi deri në dy vjet.