BQK miraton ndryshimet e Rregullores për Sistemin e Pagesave Ndërbankare
Prishtinë, 4 shtator - Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka miratuar ndryshimet e Rregullores për Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Kosovës (KIPS), me qëllim të rritjes së efikasitetit të shërbimeve të pagesave, si dhe reflektimit të synimit për zgjerimin e sistemit me institucione tjera të pagesave dhe parave elektronike, kur të krijohen kushtet.
Këto ndryshime janë pjesë e veprimeve që Banka Qendrore ka planifikuar në kuadër të një prej objektivave kryesore të saj për nxitjen dhe ruajtjen e një sistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave, të cilat pritet të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve të pagesave.
Disa prej përmirësimeve në funksione dhe procese të këtij sistemi, të mundësuara me këto ndryshime sipas BQK-së është Kreditimi i llogarisë për transaksionet e pagesave të pranuara, vetëm përmes verifikimit të IBAN, në pajtim me rregullat e Skemës së Pagesave të BE-së SEPA për pagesat me vlerë të vogël, çfarë pritet të ndikojë në uljen e kthimeve të pagesave dhe procesim më efikas të tyre;
Po ashtu edhe procesimi më efikas i transaksioneve për shkak të lirimit të hapësirës së bazës operacionale të sistemit, rregullimi i huas brenda-ditore dhe shpalosja e disa veglave të nevojshme për menaxhimin më të mirë të likuiditetit për pjesëmarrësit e këtij sistem, përcaktimi i saktë i momentit të regjistrimit dhe shlyerjes së një transaksioni, nga kur i njëjti konsiderohet i parevokueshëm, si parim bazë i sistemeve të pagesave; si dhe qartësimi i kritereve të anëtarësimit të pjesëmarrësve në KIPS, me mundësinë që në të ardhmen të krijohen kushtet ligjore dhe teknike edhe për anëtarësimin e pjesëmarrësve të ri jobanka, siç janë institucionet e pagesave dhe institucionet e parave elektronike janë përmirësime në funksione dhe procese të këtij sistemi