07 Nëntor 2024

BQK mban takimin e grupit rajonal të punës për edukimin financiar të të rinjve

Prishtinë, 5 tetor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në bashkëpunim me Child & Youth Finance International (CYFI), Europian Fund for Southeast Europe (EFSE) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës këtë vit  organizon takimin e tretë të Grupit Rajonal të Punës për Edukimin Financiar të të Rinjve dhe Përfshirjen Financiare për Evropën Juglindore.

BQK ka bërë të ditur se ky aktivitet është me karakter rajonal dhe me pjesëmarrje të ekspertëve nga shumë vende.

Grupi Punues Rajonal shërben si mundësi për ndarjen e praktikave më të mira, shkëmbimin e përvojave, identifikimin e mundësive të asistencës teknike për të mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e planeve të veprimit në fushën e edukimit financiar, përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Deri në qershor 2017, më shumë se 24 institucione qeveritare nga 10 vende të rajonit (bankat qendrore, rregullatorë të tjerë të sektorit financiar, ministritë e financave dhe arsimit) janë anëtare të Grupit Punues.  

Në takim do të prezantohen zhvillimet në fushën e edukimit financiar, përfshirja financiare dhe mbrojtja e konsumatorit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse si Turqia, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Gjithashtu do të prezantohen zhvillimet e fundit nga Organizata Child & Youth Finance International (CYFI), Fondi Evropian për Evropën Juglindore EFSE, Ekspert nga Mastercard nga Belgjika.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)