05 Maj 2024

BQK: Kosova nuk është goditur nga kriza financiare

Prishtinë, 20 korrik - Kosova vitin e kaluar nuk është goditur direkt nga kriza financiare ndërkombëtare por ka ndier efektet në mënyrë indirekte, thuhet në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2009.

Për rritjen ekonomike BQK nuk ka analizë të brendshme por mbështetet në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar që jep vlerën 3.8% si dhe të Ministrisë së Ekonomisë e Financave që e ka shifrën 4.4%.

Kjo rritje është arritë kryesisht si rezultat i rritjes së shpenzimeve publike dhe rrënies së çmimeve. Rënia e çmimeve njëherit ka ndikuar që në këtë vit të shënohet deflacion prej 2.4%, në krahasim me një vit më parë kur ishte shënuar inflacion në shkallë afro 10%.

Në vitin e kaluar është shënuar edhe rënie e dërgesave të emigrantëve prej afro 6%, pastaj rënie e investimeve të huaja direkte prej mbi 20%. Rënie kanë pasur edhe eksportet në vlerë afro 20% dhe importet 1.5%. Problem serioz konsiderohet të jetë papunësia që mbetet rreth shkallës 45%.


Dhe përderisa në tërë botën sektori bankar është ballafaquar me probleme, në Kosovë ka lulëzuar duke i mbajtur kamatat e larta dhe në anën tjetër duke shtrënguar dhënjen e kredive, gjë që konsiderohet se ka efekte negative në ekonomi. Sektori financiar ku pjesëmarrës kryesorë janë bankat, ka shënuar rritje të aseteve mbi 24%, që ka krijuar arritje të vlerës në afro 3 miliardë euro.

Parashikimet e FMN-së për këtë vit janë se do të ketë rritje ekonomike prej 4.3%, duke u dalluar bindshëm nga parashikimet e Ministrisë së Ekonomisë e Financave prej 6%, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)