BQK-ja zgjeron gamën e statistikave të publikuara për sektorin financiar
Prishtinë, 29 janar - Banka Qendrore të Republikës së Kosovës(BQK), filloi me publikimin e statistikave mbi institucionet mikrofinanciare, institucionet që merren me lizing si dhe statistikat mbi agjencitë për transferimin e parave konform standardeve statistikore ndërkombëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane, Eurostatit dhe institucioneve tjera relevante
Statistikat e publikuara mbi institucionet mikrofinanciare dhe institucionet që merren me lizing përfshijnë bilancin e gjendjes, kreditë sipas sektorëve institucional dhe ekonomik, lizingun, kreditë e reja të lëshuara, normat efektive të interesit në kredi dhe bilancin e suksesit.
Statistikat e publikuara mbi agjencitë për transferimin e parave përfshijnë bilancin e gjendjes, transferet ndërkombëtare dhe bilancin e suksesit.
Këto statistika përfshijnë periudhën statistikore duke filluar nga janari 2012 dhe përpilohen në baza mujore. Modalitetet e raportimit duke nënkuptuar afatet, definicionet e instrumenteve, formularët e raportimit si dhe rregullat e validimit janë specifikuar në standardet statistikore të BQK-së të njohura si Raporti Statistikor mbi Institucionet Mikrofinanciare, Raporti i Normave të Kamatës së Institucioneve Mikrofinanciare dhe Raporti Statistikor mbi Agjencitë për Transferimin e Parave