26 Dhjetor 2024

BQK-ja dhe bankat koordinojnë veprimet për të ndihmuar ekonominë

Prishtinë, 17 nëntor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti dhe zëvendësguvernatori Sokol Havolli kanë mbajtur një takim virtual me drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë.

Temë e diskutimit në këtë takim, ishte gjendja aktuale në sektorin bankar dhe kontributi i këtij sektori në tejkalimin e gjendjes së krijuar, sidomos pas masave të reja.

Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja është e angazhuar në krijimin e të gjitha mundësive për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, por në të njëjtën kohë të mbajë stabil dhe likuid sektorin bankar, siç ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësisht sfidave të shumta që solli pandemia.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në përkrahjen e ekonomisë së vendit, që pavarësisht se prioritet i vendit mbetet ruajtja e shëndetit publik, një rëndësi të madhe ka edhe ruajtja e shëndetit të ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)