17 Nëntor 2024

BQK: Ecuria e çmimeve në 2014 pritet të karakterizohet me stabilitet

Prishtinë, 24 shtator - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka publikuar Raportin e Stabilitetit Financiar. Në raport thuhet se rritja ekonomike për vitin 2014 pritet të përshpejtohet në krahasim me vitin paraprak.

Faktor kryesor në përshpejtim të rritjes ekonomike për vitin 2014 pritet ë jetë komponenta e konsumit privat, ndërsa me efekt pozitiv pritet të jetë edhe konsumi publik. Sa i përket investimeve, efekti i tyre pritet të jetë neutral.

Përkundër performancës pozitive të investimeve private, rënia e investimeve publike pritet të eliminojë efektin e investimeve në rritje.

Me ndikim negativ në rritje pritet të jetë deficitit tregtar në mallra dhe shërbime i cili gjatë vitit 2014 pritet të përkeqësohet. Parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma reale e rritjes së PBB-së për vitin 2014 do të jetë 3.7 përqind.

Ecuria e çmimeve gjatë vitit 2014 pritet të karakterizohet me stabilitet si rezultat i rritjes modeste të çmimeve. Parashikimet janë se norma e inflacionit për vitin 2014 do të jetë në rreth 1
përqind.

Ky nivel i inflacionit pritet të jetë si rezultat i trendit rënës në nivel global të çmimeve në produktet kryesore, sidomos atyre që Kosova importon më shumë si nafta dhe produktet ushqimore. Gjithashtu edhe zhvillimet e brendshme, si ulja e çmimit të disa kategorive të çmimeve të administruara (p.sh. edukimi) pritet të kontribuojë që inflacioni të jetë i moderuar.

Në anën tjetër, çmimet në sektorët e pa-tregtueshme mund të rriten si rezultat i rritjes së pagave në sektorin publik, ndërsa inflacioni mund të ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të energjisë
elektrike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)