02 Nëntor 2024

BQK e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për ta ndihmuar ekonominë

Prishtinë, 19 prill - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.

Në këtë takim bashkë me Guvernatorin janë ftuar edhe të gjithë ish-ministrat e financave të Republikës së Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e kryesuar nga Guvernatori Mehmeti, që nga fillimi i paraqitjes së krizës pandemike ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që ekonomia jonë ta përballojë sa më lehtë këtë krizë.

Ashtu siç e kemi sqaruar edhe në komunikimet e mëhershme me publikun, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke i përcjellë të gjitha zhvillimet dhe është e gatshme për veprime të mëtutjeshme për ta ndihmuar ekonominë e vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)