BQK do të nënshkruaj marrëveshje me Bankën Qendrore Evropiane
Prishtinë, 30 maj - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar zëvendës Drejtorin Gjeneral të Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug.
Guvernatori Mehmeti e informoi zëvendës Drejtorin Gjeneral të BQE-së, me zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Kosovë, si dhe me përafrimin e kornizës ligjore të BQK-së me atë të Bashkimit Evropian dhe Parimeve të Bazel-it.
Në takimin e zhvilluar, është rënë dakord për nënshkrimin e mërrëveshjes së mirëkuptimit mes BQK-së dhe BQE-së, në një afat sa më të shpejtë.
Guvernatori Mehmeti, në emër të BQK-së, e falenderoi BQE-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, me shpresë që e njëjta të vazhdoj edhe më tutje.
Nga ana tjetër, zëvendës Drejtori Gjeneral i Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së dhe konfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë mes ECB-së dhe BQK-së.