BQK dhe UNDP promovojnë studimin e remitencave në Kosovë
Nikoqirë të ceremonisë do të jenë Znj. Osnat Lubrani, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Gani Gërguri, ushtrues i postit të Guvernatorit të Bankës Qëndrore. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe Jose Sulemane, Udhëheqës i FMN-së do tu drejtohen të pranishmëve me një fjalë rasti.
Studimi i Remitencave në Kosovë paraqet në mënyrë të detajuar rolin e remitencave si burim i ndihmës financiare për kosovarët duke analizuar të dhënat e mbledhura nga anketimi i 4.000 ekonomive familiare.
Studimi eksploron profilet, të ardhurat dhe statusin e shpenzimeve të familjeve pranuese të remitencave dhe atyre që nuk hynë në këtë kategori. Raporti gjithashtu shqyrton edhe sasinë dhe mënyrën e e sjelljes së remitencave në Kosovë, përdorimin e tyre si dhe efektin që kanë ato në familjet pranuese.
Studimi i Remitencave në Kosovë është pjesë e përpjekjeve për të kuptuar më mirë rrjedhën, përdorimin, si dhe efektet e remitencave për Kosovën dhe perspektivën zhvillimore.
Studimi gjithashtu përpiqet të adresojë nevojën e një kornize të integruar të analizave si kualitative ashtu edhe kuantitative me qëllim të prezentimit të një ekzaminimi më të detajuar mbi rolin e remitencave si burim i ndihmës financiare për kosovarët.
Hulumtimi Studimi i Remitencave në Kosovë 2010 është porositur nga UNDP dhe jetësuar përmes kontributit të USAID-së dhe ekspertizës teknike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).