06 Nëntor 2024

BQK dhe BB rritin bashkëpunimin në mbështetje të rritjes ekonomike

Prishtinë, 25 shtator - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe angazhimin e BQK-së për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.

Guvernatori z.Mehmeti ka njoftuar z.Mantovanelli rreth rritjes së aktivitetit të sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen e pa kursyer që Banka Botërore ia ka dhënë BQK-së në shumë projekte të rëndësishme.

Nga ana tjetër, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli ka falendëruar Guvernatorin z.Mehmeti për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës të vazhdojë të rritet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)