22 Dhjetor 2024

BQK dhe AKK takohen për çështje të konkurrencës në sektorin financiar

Prishtinë, 5 maj - Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja dhe U.D, Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Nexhati Kryeziu, kanë pritur në takim Kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi dhe U.D, Drejtorin e Përgjithshëm, Selajdin Beqa.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes dy institucioneve me qëllim të koordinimit të politikave, bazuar në implementimin e legjislacionit.

U.D, Guvernatori Bashkim Nurboja me këtë rast ka potencuar se BQK-ja, ka për qëllim mbrojtjen e konkurrencës, gjithnjë në frymën e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe shprehu interesimin që bashkëpunimi mes BQK-së dhe AKK-së të avancojë edhe më tutje.

Në këtë takim U.D. Guvernatori Nurboja ka kërkuar që Autoriteti i Konkurrencës të shikojë rastet, ku kemi ankesa nga institucionet financiare jobankare për kufizimin e aktivitetit ekonomik, që po iu shkaktohet nga disa banka.

Mbyllja e xhirollogarive në mënyrë të njëanshme të institucioneve financiare jobankare nga ana e disa bankave nuk është praktikë e mirë, e sidomos kur nuk ka arsyetime të mjaftueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)