19 Nëntor 2024

BQK: Asetet bankave arritën vlerën prej 2.9 miliard euro

Prishtinë, 15 dhjetor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori bankar i Kosovës u karakterizua me rritje të aktivitetit gjatë TM3 2013.

Gjithsej asetet e sektorit bankar arritën vlerën prej 2.9 miliard euro në shtator 2013, që paraqet një rritje vjetore prej 6.1 përqind.

BQK-ja, në raportin e vlerësimit tremujor të ekonomisë së Kosovës, ka njoftuar se rritja e aseteve të sektorit bankar nuk është shoqëruar me një rritje të theksuar të rrjedhës së fondeve drejtë ekonomisë, duke qenë se rritjen më të madhe në kuadër të aseteve e ka shënuar kategoria e bilancit në BQK.

Bilanci i bankave komerciale në BQK arriti vlerën prej 323.8 milion euro, që paraqet një rritje vjetore prej 34.7%.

"Investimet në letra me vlerë, një pjesë e konsiderueshme e të cilave përbëhet nga ivestimet në bonot e thesarit të Qeverisë së Kosovës, në shtator 2013 arritën vlerën prej 276.0 milion euro, që paraqet një rritje vjetore prej 8.1 përqind", thuhet në raport.

Për sa i përket kreditimit të ekonomisë nga sektori bankar, edhe gjatë tremujorit të tretë aktiviteti kredidhënës ka vazhduar të rritet, por me ritëm më të ngadalshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Në shtator 2013, gjithsej kreditë shënuan vlerën prej 1.8 miliard euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.2 përqind e cila është më e ulët krahasuar me rritjen prej 2.8% në TM3 2012 (Figura 10).

"Pjesa më e madhe e kredive të sektorit bankar vazhdon të përfaqësohet nga kreditë e lëshuara për ndërmarrjet të cilat përbëjnë 68 përqind të gjithsej kredive. Vlera e e kredive për ndërmarrjet në shtator 2013 shënoi rritje vjetore prej 3.1 përqind (4.2 përqind në shtator 2012). Kreditë për ekonomitë familjare kanë një pjesëmarrje prej 31 përqind në gjithsej kreditë, dhe vlera e tyre shënoi rritje vjetore prej 2.6 përqind në shtator 2013 (8.6 përqind në shtator 2012)", thuhet në raport.

Kjo tregon se ngadalësimi i kredidhënies që në vitet paraprake kishte prekur më tepër ndërmarrjet, gjatë vitit 2013 ka filluar të vërehet në masë më të theksuar edhe te kreditë e ekonomive familjare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)