BQE zvogëlon normën e interesit
Frankfurt, 5 qershor - Banka Qëndrore Evropiane ka prerë dy normat bazë të interesit si përpjekje për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të evituar diflacionin në eurozonë.
Autoriteti monetar për 18 vende që e përdorin euron ka zvogëluar nivelin e normën e depozitit për herë të parë më 5 qershor, duke e vendosur normën prej -0.1 % me shpresën se do ti nxisë bankat që të japin para hua në vend që të grumbullojnë.
BQE ka ulur kurifin e interesit prej 0.25 në 0.15 përqind.
Banka me bazë në Frankfurt është e shqetësuar se rritja dhe dhënia hua e parave prej bankave është e dobët, dhe potencialisht mund ta rrezikojë përmirësimin në eurozonën e brishtë.
Ekonomia në eurozonë është duke u rritur ngadal, inflacioni ka rënë për 0.5 përqind muajin e kaluar ndërsa papunësia ka arrirut në 12 përqind.
Euro ka rënë në nivelin më të vogël prej katër muajsh ndërsa bursa evropiane është arritur pas njoftimit të mësipërm.