17 Nëntor 2024

BQE vendosi të vazhdojë likuiditetet për bankat greke

Frankfurt, 20 shkurt - Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të vazhdojë dhënien e likuiditeteve emergjente për bankat greke dhe të shtojë limitin e vlerës që mund të alokohet përmes mekanizmit të emergjencës ELA duke e çuar në 68,3 miliardë euro.

“Shtimi u miratua”, deklaroi një burim pranë Eurogrupit duke saktësuar se limiti u rrit në 68,3 miliardë euro nga 65 miliardë që ishte më parë.

Megjithatë, në mbledhjen e bordit të BQE-së kishte përplasje mendimesh, në kohën që Athinës po i bëhet presion për të pranuar zgjatjen e afatit të programit të mbështetjes.

Vendimi para dy javësh i BQE-së, që mos të pranoheshin më si kolateral bondet shtetërore greke, u interpretuan si një formë e përshkallëzimit të presionit që po i bëhej Athinës për të konkluduar në një marrëveshje me shtetet e tjera të eurozonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)