BQE vendos sot për kreditë për Greqinë
Frankfurt, 18 shkurt - Banka Qendrore Evropiane pritet të vendosë sot nëse do të vazhdojë ose jo kreditë emergjente për bankat greke.
Vendimi do të vijë pasi Qeveria e Greqisë ka kërkuar nga parlamenti i saj që të votohet për braktisjen e programit të kursimit të premten.
Të hënën në mbrëmje, Greqia ka refuzuar planin për vazhdimin e ndihmës prej 240 miliardë eurosh nga kreditorët ndërkombëtarë.
Qeveria e Greqisë ka thënë se kushtet e Eurogrupit janë absurde dhe të papranueshme.
Greqia do që ta zëvendësojë paketën e ndihmës me një kredi të re, e cila, siç thotë, do ti jepte kohë për të gjetur zgjidhje të përhershme të krizës së borxheve.
Eurokomisioneri për çështjet sociale Valdis Dombrovskis u shpreh në një konferencë shtypi se ekonomia greke ka shënuar rritje dhe më shumë vende të reja pune pas reformës së vështirë, prandaj Greqia duhet të vazhdojë reformat, pasi braktisja e reformave ndikon negativisht në ekonominë dhe shoqërinë e këtij vendi.
Marrëveshja e ndihmës ekonomike të BE-së për Greqinë skadon më 28 shkurt, ndaj presidenti i Eurogrupit Bloom tha të hënën se Greqia duhet të aplikojë për zgjatjen e afatit të marrëveshjes, para datës 20 shkurt.