BQE ul normën bazë të interesit në 0.25 për qind
Frankfurt, 8 nëntor - Banka Qendrore Europiane (BQE) me seli në Frankfurt ka bërë të ditur se ka ulur normën bazë të interesit në 0.25 për qind nga 0.5 për qind që ishtë më parë i cili njëheri është një nivel i ri rekord dhe vjen si një përgjigje ndaj inflacionit të ulët, që për tetorin ra në 0.7 për qind.
BQE njëkohësisht vendosi të mbajë në zero interesin për depozitat bankare dhe uli në 0.75 për qind interesin e huamarrjes emergjente, nga 1 për qind që ishte më parë.
Kjo ka ndikuar edhe tek monedha euro, që vetëm disa momente pas njoftimit të vendimit humbi rreth 1.3 për qind të vlerës në raport me dollarin amerikan dhe u këmbye me rreth 1.33 dollarë.
Në konferencën për mediat, pas përfundimit të mbledhjes Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi u shpreh se normat e interesit do të qendrojnë të ulta për një periudhë më të gjatë kohore, të paktën deri në tremujorin e dytë të vitit 2015.
Draghi ka thënë se parashikohet një rritje graduale e eksporteve që do të japin një kontribut të rëndësishëm në rimëkënbjen e bllokut.
Ai theksoi se tregjet dhe familjet se Eurozona nuk kërcënohen nga deflacioni.