BQE: Të ristrukturohet sistemi bankar
Frankfurt, 7 nëntor - Banka Qendrore Europiane (BQE) bëri thirrje për marrjen e masave konkrete për ristrukturimin e sistemit bankar, për të garantuar stabilitet ekonomik.
Në komunikatë vihet theksi te veprimet e palës europiane në uljen e presionit global nga kriza e borxheve.
Komisioneri për çështjet ekonomike e monetare, Oli Rein tha se ekonomia europiane është ende e brishtë. Ai kërkoi nga vendet përkatëse të bëjnë çmos për të ruajtur monedhën e përbashkët, Euron.
Pritet që ekonomia europiane të rimëkëmbet ngadalë dhe të shënohet progres në rritjen ekonomike në vitin 2014.