BQE shpejton zbatimin e planit ndihmës për Greqinë
Bruksel, 7 shtator - Guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet nxiti vendet e Eurozonës të zbatojnë raundin e ri të planit ndihmës për Greqinë, duke forcuar me rigorozitet kontrollin mbi financat publike, për të ngritur nivelin e administrimit ekonomik në Eurozonë.
Në një fjalim të mbajtur më 5 shtator në Institutin Montaigne të Francës, guvernatori Trichet tha se gjendja fiskale dhe ekonomike në Greqi, që po përkeqësohet dita-ditës, ka shkaktuar shqetësime të thella në treg, kështu që vendet e Eurozonës duhet të zbatojnë sa më parë masat e reja që kanë marrë.
Trichet theksoi gjithashtu se tani detyra urgjente është ribalancimi i shpejtë fiskal.