16 Nëntor 2024

BQE ruan të pandryshuar normën bazë të interesit në Eurozonë

Frankfurt, 4 qershor - Banka Qendrore Europiane (BQE) zhvilloi të mërkurën një takim për politikat monetare, ku vendosi që të ruajë të pandryshuar në 0.05 % normën bazë të interesit në Eurozonë.

Presidenti i BQE-së Mario Draghi u shpreh në një konferencë shtypi të organizuar po atë ditë se anëtarët e Këshillit Drejtues të kësaj banke janë të mendimit se politika e lirshme monetare duhet të vazhdojë.

Mario Draghi bëri të ditur gjithashtu se BQE-ja do të mbajë të pandryshuar parashikimin e rritjes ekonomike në Eurozonë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Duke folur lidhur me problemin e borxheve të Greqisë, Draghi u shpreh se BQE-ja mirëpret vazhdimin e qëndrimit të Greqisë në Eurozonë. Ai theksoi se, për zgjidhjen e problemit të Greqisë duhet një \"marrëveshje e fortë\", që përfshin shumë fusha, si rritjen ekonomike, barazinë shoqërore, qëndrueshmërinë financiare e monetare etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)