16 Janar 2025

BQE ruan të pandryshuar normën bazë të interesit

Frankfurt, 12 janar - Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit prej 0.75  për qind.
 
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi u tha mediave të enjten se, në takimin për politikën monetare të BQE-së, u ra në një mendje për të ruajtur normën bazë të interesit, pasi tani për tani nuk shihet arsye për ta ndryshuar atë.

Lidhur me ekonominë në Eurozonë, kreu i BQE-së shprehu besimin në rimëkëmbjen e saj në fund të këtij viti.
 
Draghi bëri të ditur gjithashtu se inflacioni në Eurozonë në dhjetor të vitit të kaluar ishte 2.2  për qind dhe pritet që sivjet të ulet nën 2 për qind.

Ai u bëri thirrje vendeve të Eurozonës që të nxitin aktivisht reformën strukturore, me qëllim që Eurozona të bëhet një ekonomi dinamike dhe konkurruese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)