BQE: Politika monetare nuk është një medikament antikrizë
Frankfurt, 20 prill - Peter Praet, kryekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), paralajmëroi sot qeveritë evropiane kundër përpjekjeve për ti bërë politikat monetare një medikament për përballimin e krizës.
Suksesi i BQE-së në ruajtjen e stabilitetit nuk duhet të gënjejë askënd duke bërë të besosh se politika monetare është një medikament për zgjidhjen e problemeve strukturore, theksoi ai gjatë një takimi të organizuar nga Ministria gjermane e Financave, në Berlin.