BQE përgatitet për një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare
Frankfurt, 18 korrik - Banka Qendrore Evropiane po përgatitet për një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare, duke nisur nga muaji shtator, pa shkuar më larg për shkak të mungesës së parashikimit në lidhje me impaktin Brexit.
Nuk zotërojmë ende asnjë ide të qartë në lidhje me pasojat ekonomike afatshkurtra të Brexit, pasi nuk kemi për momentin asnjë tregues që dëshmon se çfarë po ndodh, deklaroi për median Ben May, ekonomist në Oxford Economics.
Pothuasje një muaj pas fitores së Brexit në referendumin britanik, Këshilli Drejtues i BQE-së i përbërë nga 19 guvernatorë të bankave qendrore kombëtare të euro zonës dhe të 6 drejtuesve të saj do të zhvillojnë të mërkurën një takim dy ditor mbi politikën monetare, që do të mbyllet me një konferencë shtypi të kreut të BQE-së Mario Draghi, ditën e enjte.