BQE paralajmëron për rrezikun e Bitcoin dhe kriptomonedhave
Frankfurt, 7 shkurt - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, paralajmëroi për rrezikun e quajtur Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera aktive shumë të rrezikshme, të cilat duhet të mbahen me shumë kujdes, veçanërisht nga bankat.
“Monedhat virtuale janë subjekt i një paqëndrueshmërie të lartë. Çmimi i tyre është shumë spekulativ”, deklaroi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, para Parlamentit Evropian.
Sigurisht, BQE-ja nuk ka konstatuar që bankat kanë rezerva domethënëse të kësaj monedhe, për të cilën duken ende se nuk kanë shumë interes.