19 Maj 2024

BQE nuk ndryshon normën e interesit, rritet rreziku i rënies

Frankfurt, 8 qershor - Banka Qendrore Europiane e la të pandryshuar normën bazë të interesit në rekordin më të ulët historik prej 1 për qind duke theksuar shqetësimet për rënien e rritjes ekonomike për shkak të krizës së vazhdueshme në Eurozonë.

Guvernatori i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi tha se: \"Një vlerësim të këshillit qeverisës thuhet se parashikimi për të ardhmen e zonës së euros karakterizohet nga rritja e rrezikut të rënies, duke nënvizuar përkeqësimin e situatës në disa zona të tregjeve financiare dhe ndikimit të tyre në ekonominë reale.\"

Ndërkohë, Bashkimi Europian propozoi një sistem të centralizuar të rregullave bankare për të siguruar taksapaguesit se paratë e tyre nuk do të përdoren kurrë më për të shpëtuar bankat me probleme, kur falimentimi i tyre do të kërcënonte ekonominë.

Michel Barnier, komisioneri europian për Tregjet e Brendshme dhe Shërbimet, parashtroi të mërkurën në Bruksel propozimin.

\"Ne nuk dëshirojmë që taksapaguesit të paguajnë. Bankat duhet të paguajnë për bankat. Ne do të këpusim lidhjen midis krizës bankare dhe borxhit publik, parave të taksapaguesve.\"

Sipas propozimit të Komisionit të BE-së, bankat që nuk shfaqin rrezik sistematik për ekonominë kombëtare apo ndërkombëtare do të lejohen të falimentojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)