BQE nuk ndryshon normën bazë të interesit
Frankfurt, 9 mars - Banka Qendrore Evropiane (BQE), ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në kuotën 1 për qind. Banka nuk i ka ndryshuar normat që prej nëntorit, kur bëri dhe shkurtimin e dytë rresht.
Por BQE-ja ka furnizuar banka të ndryshme në mbarë Evropën me hua prej qindra miliardë eurosh me interesa të ulëta.
Institucioni kryesor bankar i kontinentit të vjetër shpreson se këto hua do të ndikojnë në sheshimin e problemeve në 17 vendet e eurozonës, të cilat janë prekur nga kriza e borxhit.
Muajin e kaluar BQE u ka siguruar 530 miliardë euro me interes të ulët 800 bankave në vendet e Bashkimit Evropian,
Kjo është hera e dytë që banka ka ofruar hua të tilla trevjeçare, pas atyre prej 489 euro në dhjetor. Presidenti i BQE-së, Mario Dragi theksoi muajin e kaluar se tre muajt e fundit të vitit të kaluar kanë qenë shumë të dobët.
Ndonëse shtimi i likuiditeteve në Eurozonë pritet të ketë një impakt pozitiv për tregun, agjencia e specializuar Fitch paralajmëroi në fund të muajit të kaluar se disa banka po funksionojnë vetëm prej parave që po akordon BQE