BQE nuk ndryshon një përqindje kryesore interesi
Frankfurt, 13 janar - Banka Qendrore Evropiane e la sot të pandryshuar një përqindje kryesore interesi, në shifrën e ulët rekord prej 1 për qind, ndërsa u shfaqën shenja që kriza e borxhit e kontinentit mund të jetë lehtësuar për momentin.
Banka Qendrore e kishte shkurtuar përqindjen e huamarrjes me 0.25 për qind në secilin nga muajt e fundit, në një përpjekje për ti dhënë një shtysë rritjes së dobët ekonomike.
Por presidenti i bankës, Mario Draghi tha se treguesit e fundit ekonomikë shfaqnin shenja të mundshme stabilizimi në 17 vendet e Euros, megjithëse vazhdon të mbeten rreziqet e rënies.
Disa ekonomistë thonë se bankës gjithsesi mund ti duhet ta ulë edhe më tej përqindjen e huamarrjes, sidomos nëse eurozona bie në recesion këtë vit.