11 Maj 2024

BQE: Nuk ka rrezik inflacioni në Eurozonë

Frankfurt, 8 tetor - Anëtari i drejtorisë së Bankës Qendrore Evropiane, Jörg Asmussen theksoi se nuk kishte asnjë rrezik inflacioni në zonën euro, pavarësisht krizës që po kalon duke përmendur një qetësi artificiale në tregje, sipas deklaratave në të përjavshmen ''Bild am Sonntag''.

"Nuk shikoj asnjë rrezik në rritje të zhvlerësimit monetar. Sipas parashikimeve tona, infalacioni do të arrijë vitin e ardhshëm nën pragun dy për qind'', deklaroi përfaqësuesi i lartë i bankës së Frankfurtit.

Sipas tij, tregjet financiare ruajnë një qetësi artificiale që nënkupton se BQE do të angazhohet në marrjen e masave të reja.

"Fakti që ne kemi njoftuar se do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur euron, ka kontribuar në një qetësim të tregjeve. Por kjo nuk do të mjaftojë. Sepse bëhet fjalë, për mendimin tim, për një qetësi artificiale'', theksoi ai.

Asmussen siguroi se BQE do të garantojë gjithashtu stabilitetin e monedhës unike në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)